Kompania e makinave Fiat Serbia në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka dhuruar 5,000 EUR për Qendrën e onkologjisë dhe radiologjisë në Kragujevc.
Studentët nga qendra shkollore Dositej Obradovic në Suboticë kanë marrë një donacion nga grupi Green Ecological. Dhurimi përmbanë kompjuter, mjete sportive, dhe lojëra.
Kryqi I Kuq I Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Vodafone dhuruan donacion dhe siguruan asistencë për 500 familje të cilat janë evakuuar në jug të Shqipërisë. Dhurimi përmbanë paketa me ushqim dhe materiale tjera të nevojshme.
Koncerti I bamirësisë për lehtësim nga përmbytjet në Maqedoni është mbajtur në Shkup me 15 shkurt. Në këtë koncert përformuan shumë artistë dhe koncerti është mbështetur nga Kryqi I Kuq I Maqedonisë.
Kopshti I fëmijëve Children’s Joy (Gëzimi I fëmijeve) në Svilajnac, I cili është dëmtuar gjatë përmbytjeve në maj është rindërtuar dhe hapur me 18 shkurt. Kompanitë dhe individët donator mundësuan rindërtimin e kopshtit, ku njëra ndër kompanitë është NBG Leasing.
Tre furra në Osijek dhurojnë bukën e tepërt çdo ditë. Në këtë mënyrë ata kanë marrë pjesë në aksion bamirësie Bread for after (Bukë për më vonë), në të cilin aksion me blerjen e bukës qytetarët kanë blerë bukë edhe për njerëzit që nuk kanë kushte të blejnë atë.
Punëtorët e bankës komerciale Montenegro dhuruan fenerë në institucionin për sëmundje të fëmijëve në Qendrën Klinike në Mal të zi. Vlera e dhurimit është 3000 EUR.
Klubi I futbollit Korner ka organizuar aktivitetin e dytë humanitar në sallën e sporteve Marvinivi në Čavle Together we are strong for Emilia Travalja (Së bashku jemi të fuqishëm për Emily Travalja). Fondet e ngritura janë në shumë prej 4.240 HRK dhe do të adresohen për shërimin e vajzës me autizëm...
Kompania Porin dhe Split Fair Gast kanë organizuar një aktivitet bamirësie në restorantin Biberon në Split nga I cili kanë ngritur fonde për shoqatën Bridge. Ata mbaruan tortë, ku për një pjesë tortë njerëzit kanë dhënë donacion në formë parash.
Kompania Jura ka dhuruar makinë me ultratinguj në shumën prej 3.000.000 dinarë (24,960 EUR) në Departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës në spitalin e përgjithshëm në Leskovc.