Një vajzë 14 vjeçare nga Saranda është e sëmurë rëndë dhe ndodhet në një spital të Këlnit në Gjermani.  Qëndrimin e saj në këtë klinikë e mundëson futbollisti i mirënjohur Mërgim Mavraj, i cili së fundmi ka mundësuar edhe udhëtimin e prindërve të vajzës për në Gjermani.

Në një foto të postuar në faqen e tij në Facebook, Mërgimi shkruan: Të falësh dashuri është më bukur se të marrësh, sidomos nëse ti me një gjest tëndin i rikthen buzëqeshjen dikujt që ka më shumë nevojë se ty.”