Bendi i famshëm muzikor Parni Valjak do të mbajë koncert për ngritje të fondeve në sallën muzikore të Zagrebit, Vatroslav Lisinski, me datë 20 shkurt. Gjithë të ardhurat do ti dhurohen klubit rotarian të Zagrebit dhe fushatës së tyre Një hap në jetë (Korak u zivot) për bursa për fëmijët pa kujdes prindëror. Gjatë tetë viteve të fundit, klubi rotarian Kaptol ofroi 20 milionë HRK (rreth 2.5 milionë EUR) për 200 fëmijë pa kujdes prindëror që përfunduan shkollën e mesme dhe nuk mund të qëndrojnë në institucionet sociale.
Burim: http://objektivno.hr/