
Kompania Vip Mobile dhuroi shumë parash me vlerë prej 3.000.000 RSD (rreth 24.434 EUR) për shoqatën Plava Shkoljka të prindërve beqarë dhe familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ky donacion përfaqëson fillimin e projekteve të përbashkëta mes Vip Mobile dhe shoqatës Plava Shkoljka të quajtur Lidhjet e dukshme dhe të padukshme me qëllim të fuqizimit të përmirësimit të pozitës së fëmijëve me aftësi të kufizuara përmes mësimeve digjitale dhe përdorimit të teknologjisë ndihmëse.
Pjesë e fondeve të dhuruara u mblodhën falë përdoruesve Vip të cilët dërgonin mesazhe humanitare, kur Vip dhuroi pjesë të të ardhurave nga mesazhet telefonike gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Donacioni do të përdoret për blerjen e pajisjeve me bazë në teknologji ndihmëse e cila do të përdoret për të rritur, mirëmbajtur dhe përmirësuar mundësitë funksionale të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Pajisjet do të prezantohen në shoqata dhe institucione përgjatë Serbisë për përdorim të përhershëm.
Burim: facebook.com