
Në kuadër të ceremonisë së shënimit të përvjetorit të pestë të Fondacionit Dauti, 120 bursa iu dhanë studentëve universitarë dhe 40 bursa iu shpërndanë nxënësve të shkollave të mesme. Në pesë vitet e fundit, fonacioni ka shpërndarë më shumë se 700 bursa. Gjatë ceremonisë, çmimet iu dhanë donatorëve dhe individëve që kanë përkrahur fondacionin gjatë këtyre pesë viteve ekzistence. Zotëri Xhemail Dauti, drejtori ekzekutiv i fondacionit deklaroi se Fondacioni Dauti do të vazhdojë me aktivitetet filantropike në edukim, sport dhe kulturë.
Burim: alsat.mk