Njezetë e pesë fillestarë dhe pesëmbëdhjetë mjeshtër të tortave nga shtatë komuna të Shkupit morën pjesë në ngjarjen humanitare të quajtur Misteri i ëmbël 2016 (Slatka Misterija 2016) e cila u mbajt në qendrën tregtare të Shkupit, me datë 27 Shkurt. Kjo ngjarje u organizua nga shoqata humanitare Angelcinja dhe komuna e Karposhit. Të gjitha tortat u shitën në një ankand dhe 135.000 MKD (rreth 2.100 EUR) u grumbulluan dhe iu dhuruan një nëne beqare në gjendje të rëndë shëndetësore.