Një nga kompanitë lidere farmaceutike të Maqedonisë, Roche Macedonia, dhuroi 320.000 MDK (rreth 5.200 EUR) për renovimin e klinikës hematologjike në Shkup. Klinika hematologjike fitoi pajisje mjekësore, karrike të vjetra të servisuara për kemioterapi, karrike të reja për kemioterapi, mbajtës të infuzioneve dhe rehabilitim të repartit të ambulantëve. Donacioni do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për trajtim të pacientëve me sëmundje malinje hematologjike të cilët marin trajtimin e nevojshëm në klinikë.