Banka Sparkasse ad Shkup iu bashkëngjit nismës së shoqatës Dajte ni krilja dhe universitetit FON për mobilimin e dhomës së fëmijëve në klinikën e onkologjisë dhe radioterapisë në Shkup. Me këtë rast, Sparkasse Bank dhuroi mobilje, set televizori dhe lodra për fëmijët që janë duke u trajtuar në këtë klinikë. Ky donacion u realizua përmes kornizave të platformës së përgjegjësisë sociale të Sparkasse Bank e cila përmban ndërhyrje në segmente të ndryshme në jetën shoqërore: arti dhe kultura, shëndeti, edukimi dhe shkenca bashkë me mbështetjen e grupeve të margjinalizuara dhe njerëzve me sëmundje të rralla e të rënda.