Forumi për Iniciativa Qytetare ka organizuar ceremoninë tradicionale FIDES, e cila nëpërmjet dhënies së çmimeve nderon kontributin filantropik të individëve, organizatave, dhe bizneseve në Kosovë, të cilat në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.
Mbrëmja është më 7 Dhjetor në Hotel “Emerald” në Prishtine, ku moren pjese mbi 300 përfaqësuesve të komunitetit, bizneseve dhe institucioneve lokale e vendore, si dhe figurave të shumta nga fusha e artit, kulturës dhe medies.
Gjatë ceremonisë u nderuan filantropët për kategoritë në vijim:
FIQ nderoi me Çmimin FIDES për Filantropi 2016 për kontribut në nivel kombëtar – “Hasan Prishtina”
Girls Coding Kosova Girls Coding Kosova është NGO e cila synon t’u ndihmojë vajzave ta shfrytëzojnë potencialin që kanë duke u munduar ta krijojnë një treg të barabartë për të gjithë. Girls Coding Kosova arriti t’i ndryshoj statistikat të cilat evidencuan një diskrepancë të madhe mes burrave dhe djemve në njërën anë dhe vajzave dhe grave në anën tjetër në sektorin e IT-së në Kosovë. Çmimi për kontribut Kombëtar iu nda për zhvillimin e aplikacionit “: EC shlirë”, i cili u mundëson të gjitha femrave që të raportojnë ngacmimin seksual, fenomen ky i shprehur mjaftë shumë në vendin tonë.
FIQ nderoi me Çmimin FIDES për Filantropi 2016 për Kontribute Komunitare
BONEVET është një qendër komuniteti jo fitimprurëse ku njerëzit mblidhen për të ndarë burimet dhe njohuritë, të punojnë në projekte, për të krijuar dhe ndërtuar së bashku. Hapësira BONEVET është hapësira e krijimit të artit, komunitetit dhe programit edukues që i mundëson anëtarëve të saj për të hartuar, krijuar prototipa dhe vepra të cilat nuk mund te realizohen me burimet në dispozicion të individëve që punojnë vetëm. Ndërkaq këtë vit BONEVET fiton çmimin për projektin komunitar, qëllimi i të cilit është krijimi i “Klasës Krijuese BONEVET” nëpër shkolla fillore, duke filluar me një projekt testues në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë. Përmes kësaj, të gjithë të rinjtë, nxënësit e shkollës do të kenë mundësinë të vijojnë klasat që do të zhvillohen në “Klasa Kreative”, dhe do të përgatiten për të mësuar, punuar dhe krijuar modele unike me duart e tyre, e që kanë të bëjnë me teknologjinë, elektronikën, robotikën dhe programimin.
FIQ nderoi me Çmimin FIDES për Filantropi 2016 për kontribut individual Marta Prekpalaj
Znj. Marta Prekpalaj fiton këtë çmim si një aktiviste e shquar, që për vite me radhë ka kontribuar dhe kontribuon në edukimin e femrës në zonat rurale, pavarësimin ekonomik të saj, dhe ruajtjen e traditave dhe kulturës së Hasit. Gjithashtu, ajo ka iniciuar projekte që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit rural dhe ndryshimin e jetës rurale në dobi të banorëve të kësaj zone. Përpos kësaj, znj. Prekpalaj është angazhuar vullnetarisht që të aktivizoj diasporën e zonës së Hasit për të investuar në ndërtimin e rrugës në vlerë prej 700.000 EUR, e cila tashmë është realizuar,e që i ka mundësuar qasje më të shpejt banorëve të kësaj zone.
FIQ nderon me Çmimin FIDES për Filantropi 2016 për kontribut nga diaspora
Unioni i Bizneseve Shqiptaro- Gjermane Kjo organizatë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në disa fusha, e që janë parësore për vendin. Së pari është ndihmesa në shkollimin e vajzave të reja, familjet e të cilave si pasojë e kushteve të renda sociale (pra bëhet fjalë për familje që jetojnë nga ndihmat sociale) nuk kanë pasur mundësi që t’ua mbulojnë shpenzimet e shkollimit (120.000 EUR). Së dyti qëndron mbështetja ekonomike e bizneseve te vogla të drejtuara nga gratë, me qëllim zhvillimin e prodhimit në rajon, si edhe realizimi i mundësive eksportuese për produktet vendase (15 biznese. Ndërsa së treti është, promovimi i historisë dhe kulturës përmes realizimit të Ekspozitës së Jasharajve në Hamburg dhe Düsseldorf.- (5.000 EUR)..
FIQ nderon me Çmimin special FIDES 2016
Andi Bajgora dhe Lum Veseli Këta dy artistë të rinj fitojnë çmimin special, për promovimin e talentëve Kosovarë në botën e Artit/Filmit, duke prekur kështu për herë të parë edhe skenën më prestigjioze ndërkombëtare të filmit siç është ceremonia “Oscar”.
Burim: fiq-fci.org