Të dielen me datë 8 Janar, 2017, me iniciativen e aktivistes Jeta Berisha, nga Prishtina së bashku me qytetarë të tjerë aktiv të shoqërisë civile, në Prishtinë, ka nisur aksioni humanitar në mbledhjen e të mirave materiale (ushqim, veshëmbathje etj.) per t’I ndihmuar familjet në nevojë në këto ditë jashtëzakonisht të ftohta dimri. Aksionit të aktivistes Berisha I është bashkangjitur menjëherë edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala e cila ka vazhduar aksionin dhe është përgjegjëse për mbledhjen e të mirave materiale për rajonin e Pejës.
Përvec komunës së Prishtinës dhe Pejës aksioni tashmë ka nisur edhe në qytetin e Mitrovicës ku të gjithë ata që deshirojne të kontribuojnë mund të kontaktojnë me përgjegjësen Sanela Sadikovic. Në Rajonin e Prishtinës ky aksion ishte i hapur deri me 10 Janar në orën 19:00 në Sheshin Zahir Pajaziti prej ku u bë shpërndarja e donacioneve të mbledhura për 100 familje në nevojë. Organizatorët, aktivistë të shoqerisë civile dhe qytetarë pjesë të këtij aksioni, falemnderuan të gjithë ata që shfaqën solidarizimin e tyre përmes donacioneve të shumta te mbledhura gjatë këtyre ditëve.
Burim: arbresh.info