Në një eveniment të madh kulturor dhe një natë të paharrueshme, Spitali Amerikan, së bashku me disa nga artistët më të njohur të skenës Kombëtare dhe atë Ndërkombëtare, organizon një koncert bamirësie nën emrin “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”.
Ky koncert zhvillohet në prag të festimit të 10 vjetorit të krijimit të Spitalit Amerikan me një qëllim sublim, për ti ardhur në ndihmë fëmijëve që janë lindur me probleme në sistemin e dëgjimit. Implanti koklear është mrekullia teknologjike e fundit që mundëson sjelljen e tingullit në veshin e paaftë për të dëgjuar. Të ftuar në këtë aktivitet prestigjoz do të jenë disa nga yjet e muzikës lirike dhe asaj trandicionale shqiptare.
Pjesëmarrje e veçantë e sopranos së suksesshme botërore Maria Jose Siri. Ajo vjen të marrë pjesë në këtë koncert madhështor direkt pas rolit të saj në “Madame Butterfly” në La Scala . Gjithashtu në këtë koncert do të jetë I ftuar tenori me fame nderkombetare qe ka prekur skenat me te rendesishme te botes Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj. Soprano Sindi Mamaqi si dhe këngëtarët Rona Nishliu dhe Dren Abazi sëbashku me pianistin Ekland Hasa.
Burim: gazetatema.net