Të shtunën, me 27 janar nga ora 12:00 deri në orën 14:00  ditlindja e Pazarit GuGu do të organizohet në Centar Za Zdravo starenje ( Qendra për plakjen e shëndetshme) në Sarajevën e Re. Pazari bamirës organizohet një here në muaj. Qëllimi është për të ndihmuar qytetarët për të blerë rroba të dorës së dytë, çanta dhe këpucë me çmime të arsyeshme - 1 deri në 3 BAM (0.5 deri në 1.5 EUR) dhe në këtë mënyrë të mbledhen para për të ndihmuar qytetarët në nevojë.

Ekipi Gugu është grup joformal i grave që bazojnë punën e tyre mbi vullnetarizmin e vërtetë. Gugu pazari gjithashtu organizon ankande në faqen e Facebook, ku ata publikojnë rezultatet e fushatave që ata ndërmarrin. Fokusi i tyre është tek prindërit e vetëm apo fëmijët që kanë nevojë për trajtim mjekësor.