Si pjesë e akiviteteve për të shënuar 5 Dhjetorin, ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit, ndarja e çmimeve kombëtare për vullnetarizëm u mbajt në Bitola me datë 3 Dhjetor. Çertifikata e artë për vullnetarizëm për vitin 2015 iu dha shoqatës Legis nga Shkupi për dedikimin vullnetar në ofrimin e ndihmave humanitare për refugjatë dhe migrues që kalojnë nga Maqedonia si dhe për lobimin e bërë për ndryshime në Ligjin për Azil ashtu që tu mundësohet transit i lire refugjatëve që kalojnë përmes Maqedonisë. Çertifikata e artë për vullnetarë iu dha iniciativës Retvitni obrok, që është aksion i vazhdueshëm i grupit informal ose aktivistëve të twitter-it. E njejta çertifikatë iu dha edhe iniciativës Na tocak të grupit vullnetar Kriticna masa-na tocak e iniciuar nga Ana Jovkovska. Kriticna masa është platformë e hapur për takime, shkëmbime idesh dhe aksione për të gjithë ata që janë të interesuar në çiklizëm.