Shoqata Prostor nisi një fushatë të quajtur A je normal? me qëllim të organizojë punëtori arti dhe punëtori të arteve të aplikueshme, falë së cilave njerëzit me probleme shëndetësore mendore do të gjejnë një mënyrë për të shprehur kreativitetin dhe të dërgojnë një mesazh komunitetit, pjesë e së cilit duan të bëhen. Qëllimi është të mblidhen 180.000 RSD (rreth 1.475 EUR) të cilat do të mjaftojnë për 6 muaj operimi stabil të shoqatës. Gjithashtu, ju mund të ndihmoni direkt këta persona të përjashtuar nga shoqëria duke blerë produktet e tyre.
Burim: donacije.rs