Në 2014 kompania McDonalds në Kroaci nisi një projekt të PSB të titulluar Za naš ljepši kvart (Për Lagjen Tonë të Bukur). Projekti ka si qëllim të zhvilloj kualitetin e jetës së qytetarëve të komunitetit lokal ku McDonalds operon. Në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe organizatat McDonalds ka zgjodhur disa projekte të cilat mund të përmisojnë kushtet në një komunitet të caktuar. Qytetarët kanë mundësinë të votojnë restorantet e McDonalds dhe të zgjedhin cili projekt do të mbështetet. Në tre vitet e fundit, McDonalds ka mbështetur 34 projekte në 11 qytete me më shumë se 1.000.000 HRK (rreth 135.000 EUR).

Këtë vit McDonalds do të mbështesi ndërtimin e klasave të hapura, të cilat do të mundësojnë që fëmijët të mësojnë duke kaluar kohë jashtë klase. Qytetarët e Zagrebit, Velika Gorica, Sisak, Karlovac, Osijek, Varaždin, Kastav, Pula, Zadar, Šibenik dhe Splitit këtë vit mund të votojnë nëpërmjet adresë së internetit https://apps.facebook.com/za-nas-ljepsi-kvart// dhe të vendosin vendndodhjen e klasës që do të hapet.