
Klubi Beer & Bike nga Budva organizuan një ndejë për ngritje fondesh të mërkurën, me datë 17 Shkurt, për trajtim mjekësor të Zhana Mededoviq. Ngjarja kryesore e kësaj ndeje ishte koncerti i Rock Bank Akademija nga Bari. Organizatorët theksuan se kanë arritur të mbledhin 2.700 EUR nga shitja e biletave dhe donacionet e mbledhura atë natë. Aktualisht, Zhana është në një klinikë në Gjermani dhe i duhen 10.000 EUR më shumë për vazhdimin e trajtimit mjekësore. Deri më tani, mbi 50.000 EUR u mblodhën gjatë fushatës për këtë studente të re të juridikut nga Bijela.
Burim: rtvbudva.me