Ch8se to help është firma e parë e modës që i thotë jo reklamimit tradicional. Themeluesit vendosën të heqin dorë nga paratë që do ti shpenzonin në media dhe i dhuruan ato në tri organizata: Eden Reforestation Projects e cila i dedikohet mbrojtjes së pyjeve, World Food Programs të dedikuara në mundësimin e ushqimit për rajonet në nevojë dhe One Day's Wages e cila mundëson ujë në zonat jugore të Saharës.

Një xhaketë e vetme nga kjo firmë kushton sa 93 pemë të mbjellura, një bluzë sa 46 muaj ujë të pastër ose 20 ditë ushqimi për fëmijët.

Ideja humanitare globale u nis nga qytetarët e Novi Sadit - David Eros dhe Atila Uri.

Nëse doni të përcillni trendet e fundit të modës dhe të bëni mirë në të njejtën kohë, lexoni për fushatën e tyre në  https: www.indiegogo.com/projects/ch8se-choose-the-cause--3/x/13607986#/