Këngëtari kroat popullor Tony Cetinski do ti dhurojë 1 EUR, nga gjithë biletat e shitura për koncertin e 8 Marsit në arenën e Zagrebit, forumit kroat kundër kancerit të gjirit- Europa Donna Hrvatska. Këngëtari i lindur në Pula është në turne rajonale dhe pritet të marrë donacion me vlerë rreth 15.000 EUR.
Europa Donna është duke punuar në ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, në promovimin e informimit dhe diagnostikimit të hershëm, rehabilitimit mjekësor dhe psiko-social dhe për blerjen e pajisjeve të veçanta mjekësore për terapi kundër kanceri të gjirit.
Burim: radiodalmacija.hr