Fëmijët e Domjes që ndjekin arsimin vjeçar, do të kenë një godinë më vete ku do të zhvillojnë mësimin. Familja Lamaj me kontributin e saj disa vjeçar ka bërë të mundur që këtë vit shkolla që mban emrin Vajdin Lamaj, ku mësim zhvillonin edhe gjimnazi edhe shkolla 9 vjeçare, të ndahet me qëllim zhvillimin e procesit mësimor në kushte më të mira.

Më 1 Mars nxënës, drejtues të arsimit, pushtetit lokal dhe komuniteti përkujtuan 11vjetorin e ndarjes nga jeta të Vajdin Lamajt dhe në nderim të familjarëve të tij që ende kontribuojnë për komunitetin në Domje.