Një numër i emigrantëve nga Maqedonia dhurojnë të holla në vendin e tyre të lindjes për të ndihmuar të përmirësuar kushtet e jetës dhe punës. Familja Madzirov, të cilët punojnë më shumë se 4 dekada në Gjermani, kanë dhuruar fonde për renovimin e shkollës në fshatin e tyre të lindjes së Gabrovo afër Strumicës. Aktualisht, një fasadë e re është duke u vënë në ndërtesën e shkollës, së bashku me zëvendësimin e dritareve të vjetra dhe zdrukthtari me ato të reja PVC. Në të ardhmen familja planifikon të rinovoj  interiorin e  shkollës, si dhe  nëpërmjet këtij donacioni, nxënësit e këtij fshati do të fitojnë kushte më të mira për të punuar dhe të mësuarit.