Fundjavë ndryshe është një nismë e Arbër Hajdarit dhe Ilir Hoxhollit e cila ka filluar punë në tetor të vitit të kaluar. Kjo nismë funksionon në baza vullnetare ku askush nuk paguhet mirëpo të gjithë anëtarët mblidhen në fundjava për të ndihmuar familjet në nevojë. Kësaj nisme i janë bashkëngjitur shumë figura të njohura shqiptare duke përfshirë Ermal Mamaqin, Sidrit Bejlerin, Amarda Toskën, Blendi Salajn, Dritan Shakohoxhën etj. Deri më tani janë ndihmuar 340 familje me para, rroba dhe ushqime.
Burim: ata.gov.al