Shoqata Serbe për promovim të përfshirjes - SAPI është duke mundësuar një shërbim për njerëzit me aftësi të kufizuara të quajtur Të jetuarit me mbështetje. Për momentin, 23 përdorues të këtij programi jetojnë në 5 apartamente në Beograd me mbështjetje dhe ndihma të mësuesve, psikologëve, psikiatrëve, punëtorëve socialë dhe avokatëve të veçantë. I gjithë projekti po kërcënohet nga mungesa e fondeve dhe legjislacioni i papërfunduar. Shoqata ka nevojë për rreth 50.000 EUR për të siguruar operimin për një vit dhe nga fundi i Dhjetorit, vetëm pak më shumë se 50.000 RSD (rreth 405 EUR) u mblodhën. Numri i llogarisë për donacione është 180-1031210012052-25.
Burim: sapi.rs