Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve FIDES të mbajtur me datë 01.12.2015 në Hotel Emerald në Prishtinë, Korporata Rugove u shpërblye për kontributin e dhënë përmes fushatës 1 Like 10 cent. Këtë fushatë dedikuar personave me Sindromën Down në Kosovë, Rugove e filloi në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova dhe kompaninë e marketingut Republike.
Qëllimi i kësaj fushate ishte sigurimi i fondeve për shoqatën e Down Syndrome Kosova si dhe vetëdijesimi i qytetarëve për sindromën Down.
Çmimi FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit kanë mbështetur aktivitete dhe projekte me qëllim ngritjen e mirëqenies sociale.
Burim: telegrafi.com