Gjatë ndeshjes së hendbollit të mbajtur në Grudë, në sallën Bili Brig, hendbollistet femra të ekipit Gruda Autoherc fituan kundër klubit të hendbollit Dugo Selo 55 nga Kroacia. Gjithë anëtarët e klubit Dugo Selo blenë bileta bashkë me shikuesit dhe një total i 2.478 bileta u shitën. Çmimi për një biletë ishte 5 BAM (rreth 2.5 EUR) kurse të ardhurat totale tejlkalojnë 17.959 BAM (rreth 9.180 EUR). Paratë iu dorëzuan familjes Knezoviq, anëtar i së cilës është 18 vjeçari Dubravko i diagnostikuar me leukemi akute që nga mosha dy vjeçare. Dubravko ka nevojë për operacion në Romë dhe kjo ndihmë ia ka rritur shanset për të shkuar atje.
Burim: vecernji.ba