Pas portali nga Kroacia (http://portal-dobrote.com.hr/) organizoi kampanjën "Një Xhaketë për dikë tjetër", fushata të ngjashme filluan në disa qytete në Bosnjë dhe Hercegovinë. Fushata “Nëse ke një xhaketë Extra, silleni, në qoftë se keni nevojë për një, ,merreni” është duke ndodhur në Kakanj, Zenica, Sarajevë, Mostar dhe Novi Travnik.
Irma Gredić Lopo e cila punon në një dyqan rrobash, e ka filluar këtë fushatë në Kakanj duke dhuruar dy xhaketa para dyqanit ku ajo punon.
Grupi joformal nga Zenica ka filluar këtë fushatë në një restorant në Shesin e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Në Sarajevë, pika ku xhaketat mund të dhurohen ose të merren, është vendosur në Rrugën “Kolodvorska Pofalići” 12, para Stacionit të Veterinës dhe dyqanit Ketti. Fushata në fakt u lansua nga punonjësit e dyqanit Ketti.
Fushata po ndodh në Mostar në dy vende: para dyqanit të kafshëve Svijet ljubimaca në rrugen Peshkopi Çule dhe rrugen Splitska.
Novi Travnik është gjithashtu aktiv në këtë fushatë. Rrobat mund të dhurohen çdo ditë prej orës 10 deri 4 pasdite në Bibliotekën e qytetit në Travnik.
Burim: fokus.ba