Pazari vjetor i Krishtlindjeve i Klubit ndërkombëtar të grave i mbajtur me datë 5 Dhjetor, 2015 në Podgoricë mblodhi 36.000 EUR të cilat do të përdoren për blerjen e pajisjes CTG dhe 60 dyshekë për Klinikën gjinekologjike dhe obstetrike të qendrës mjekësore të Malit të Zi, për blerjen e pajisjeve për kopshtin e fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi të kufizuara në Pljevlja, si dhe për blerjen e pajisjeve audio-vizuele dhe për pajisjet mësimore të katër shkollave fillore në Podgoricë.