Lojtari i famshëm serb i vaterpolos, Aleksandar Shapiq vendosi të shesë të gjitha medaljet e fituara gjatë karrierës së tij për të mbledhur fonde për qëllime humanitare, më specifikisht për tu ndihmuar njerëzve në nevojë, e sidomos fëmijve. Në web-faqen e fondacionit humanitar Novi Beograd (www.budihuman.rs) Shapiq vendosi të shesë 24 medaljet e tij e fituara në kampionatet evropiane dhe botërore, ligën botërore, kupën botërore, lojërat olimpike dhe 3 medalje nga garat e klubeve në kupën evropiane dhe kupën Len. Ai lajmëroi se çmimet e medaleve shkojnë nga 3000 deri në 10.000 EUR.
Burim: http://www.telegraf.rs