Giving Balkans | Powered by Catalyst Balkans

Kosova dhuron 2022: Raporti mbi gjendjen e filantropisë

Divider text here
Catalyst Balkans ka përcjellur gjendjen e filantropinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor që nga viti 2013. Ky raport është realizuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. Catalyst Balkans është partner i KCSF në realizimin e këtij aktiviteti. 

 Zbuloni filantropinë në Kosovë gjatë vitit 2022 dhe si qytetarët, organizatat dhe kompanitë e kanë mbështetur të mirën sociale, ose mësoni më shumë rreth metodologjisë sonë këtu.  

DHURIMI TOTAL I REGJISTRUAR

3,455,000 EUR

Shuma e regjistruar

920

# i rasteve

1.9 EUR

Dhurimi për banor

Viti 2022 ishte viti kyç në zgjerimin ekosistemit filantropik në Kosovë. Më shumë se 3.45 milionë EUR donacione u regjistruan përmes 920 rasteve unike të dhurimit.
Trendet e dhurimit kanë pësuar luhatje, herëpashere me rritje të ndjeshme. Këto goditje mund t'u atribuohen krizave humanitare, si tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri dhe pandemia KOVID-19 e vitit 2020. Viti 2020 pa nivelin më të lartë të dhurimit, i ndjekur nga një rënie në vitin 2021.
 
Megjithatë, një rritje e konsiderueshme e dhurimit u vu re në vitin 2022. Kjo rritje në filantropi është fokusuar kryesisht në përpjekjet për lehtësimin e varfërisë. Ne besojmë se arsyeja për këtë mund të jenë trendet negative ekonomike, duke përfshirë parashikimet më të ulëta të PBB-së për vitin 2022 dhe inflacionin e lartë. 


TRENDET E DHURIMIT


Kjo shënoi një rritje prej 33% krahasuar me vlerën e donacioneve të regjistruara në vitin 2021. Duke përjashtuar dhënien e ndihmës për COVID-19 në vitin 2020, si vlera e regjistruar ashtu edhe numri i donacioneve arritën nivelin më të lartë të regjistruar në Kosovë që kur Catalyst Balkans filloi të ndjekë filantropinë në 2013. Vlera e regjistruar e dhurimit ishte 1.9 euro për banor të popullsisë së Kosovës.


KAUZAT


Dhurimi për lehtësimin e varfërisë doli si shkaku më i shpeshtë për të cilin donatorët dhuruan në vitin 2022 – duke u rritur nga 13.2% e të gjitha donacioneve në vitin 2021 në 55.9% të donacioneve të përgjithshme në 2022. Fushat e tjera kryesore në vitin 2022 përfshinin kujdesin shëndetësor (10.5%), mbështetjen e grupeve të margjinalizuara (9.2%) dhe arsimin (8.5%). Dhurimi sezonal përbën 11.7% të të gjithë donacioneve.

Donacionet që kanë pasur qëllim lehtësimin e varfërisë u fokusuan kryesisht në mbështetjen e njëhershme humanitare, siç janë pako ushqimore dhe sigurimi i banesave individuale për qytetarët me status të dobët social. 
Mëso më shumë


DONATORËT


Dhurimi i shumicës individuale (donacionet kolektive nga një numër individësh të paidentifikuar) ishte lloji kryesor i donatorëve në vitin 2022, që përbën 33.6% të rasteve të dhurimit. Individët e identifikueshëm ishin kategoria e dytë më e shpeshtë i donatorëve (29.7%). Kjo do të thotë se 63.3% e rasteve të dhurimeve të regjistruara në vitin 2022 ishin donacione të bëra nga individë.

Ndërsa dhurimi i donatorëve nga diaspora është i shpërndarë në të gjitha kategoritë e donatorëve, donacionet e ardhura nga diaspora në vitin 2022 arritën në 18.3% të të gjitha donacioneve. 
MËSO MË SHUMË


PRANUESIT


Organizatat e shoqërisë civile në vitin 2022 dolën si përfituesit më të shpeshtë të donacioneve (53.6% në vitin 2022; 25.2% në vitin 2021) duke ndryshuar vendet me individët dhe familjet, të cilët ishin kategoritë kryesore të pranuesve në vitin 2021 (39.3% në vitin 2022; 54.1% në vitn 2021). Kjo çoi në ndryshim në trend të disa viteve të mëparshme, kur shumica e donacioneve u ishin dhënë drejtpërdrejt individëve dhe familjeve në nevojë.

Donacionet e drejtuara nëpërmjet institucioneve të qeverisjes lokale/qendrore dhe institucioneve publike mblodhën një numër më të vogël donacionesh në vitin 2022.
MËSO MË SHUMË


PËRFITUESIT PËRFUNDIMTARË


Personat me nevoja ekonomike ishin grupi i përfituesve përfundimtarë më shpesh i mbështetur nga komuniteti filantropik në Kosovë në vitin 2022, duke përbërë më shumë se 65.4% të të gjitha donacioneve të regjistruara. Kjo përqindje e madhe lidhet me numrin e lartë të fushatave të organizara me qëllim të lehtësimit të varfërisë gjatë vitit 2022.
 
Krahasuar me vitin 2021, rritja e përqindjes së rasteve të dhurimit drejtuar njerëzve në nevojë ekonomike u shoqërua me një ulje të donacioneve në dobi të popullsisë së komuniteteve të veçanta lokale.
MËSO MË SHUMË


EFEKTET E SYNUARA TË DHURIMIT


Kur analizon përdorimin e donacioneve nga pranuesit, Catalyst Balkans e kategorizon dhurimin bazuar në efektet e synuara: për të mbështetur nevojat e njëhershme humanitare ose për të adresuar nevojat strategjike që kanë një ndikim afatgjatë.
 
Në vitin 2022, pas një trendi në dhurim të fokusuar më shumë në nevojat strategjike në vitet e mëparshme, ndodhi një kthim i ndjeshëm drejt dhurimit me fokus humanitar, me 81.3% të të gjithë donacioneve. Kjo ishte përqindja më e lartë e dhurimit për efekte afatshkurtra të regjistruara nga Catalyst që nga fillimi i gjurmimit në vitin 2013. Ky ndryshim i trendit është kryesisht për shkak të një përqendrimi të lartë të donacioneve të bëra për qëllime të lehtësimit të varfërisë në vitin 2022.
MËSO MË SHUMË


SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E DHURIMIT

Në vitin 2022, pjesa më e madhe e rasteve të dhurimit (35%) u drejtua në rajonin e Prizrenit, që paraqet ndryshim në trendin e Prishtinës si rajoni më i mbështetur. Rritja e donacioneve për rajonin e Prizrenit ishte në korrelacion me rritjen e fushatave humanitare për lehtësimin e varfërisë të iniciuara nga organizatat me degë në Prizren. Mitrovica ishte rajoni i dytë më i përkrahur (25.4%), pasuar nga Prishtina (20.7%).
Merrni infografikën për të parë të dhënat për dhurimin në Kosovë në vitin 2022.
Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

usaid logo

catalyst logo

Filantropia në lajme

Lexoni mbi historitë më inspiruese, të përditshme dhe të zgjedhura mbi dhurimin në Ballkan.

Blog

Lexoni këshillat tona javore, historitë e suksesit dhe praktikat më të mira për sektorin jofitimprurës.