Ne jemi organizatë rajonale jo-fitimprurëse, e dedikuar për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm filantropik në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne besojmë se ndryshimi më i mirë është ai që vjen nga brenda – dhe se shoqëria dhe komuniteti mund të transformohen dhe zhvillohen vetëm përmes rezultateve të qëndrueshme të njerëzve të cilët punojnë dhe jetojnë aty. Kjo është arsyeja pse zhvillimi i filantropisë lokale është çelësi.
Puna jonë bazohet në dy drejtime strategjike: ndarja e njohurive dhe zhvillimi i mjeteve. Që nga viti 2013, ekipi ynë ka qenë duke hulumtuar, analizuar dhe këshilluar komunitetet filantropike në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Kroaci, duke ndërtuar përgjatë rrugës një bazë njohurish mbi kulturën e dhurimit në Ballkanin Perëndimor. Ne tani po zhvillojmë, mjete të cilat do t’ju ndihmojnë juve të lidheni me komunitetin tuaj më lehtë, të ngrini fonde në mënyrë më efektive dhe të bëni plane dhe të merrni vendime më të mira.
Misioni ynë është të krijojmë për juve mundësinë që të ndryshoni botën në mënyrën më efikase.
Bashkë-themelues dhe Drejtor
Bashkë themeluese
Menaxhere e Cilësisë së të Dhënave
Analiste e të Dhënave Filantropike
Chief Data Scientist
Sysadmin
Menaxheri i Financave
Analiste e të Dhënave Filantropike
Content Coordinator