Gjatë vitit të kaluar, lufta kundër KOVID-19 ka qenë tema më e spikatur sa i përket filantropisë dhe donacioneve.
Kjo temë ka qenë gjithashtu në fokusin e dhurimeve nga diaspora. Në vitin 2020, sipas hulumtimit tonë të paraqitur në panelin online të Fondacionit Divac, diaspora dhuroi 1.95 milion dollarë për luftën kundër pandemisë. Kjo përbën 46% të totalit prej 4.25 milion USD të dhuruar nga diaspora.
Mbështetja për shëndetësinë dhe grupet e rrezikuara në të gjithë rajonin është akoma shumë e nevojshme. Diaspora dhe kompanitë, organizatat dhe qytetarët e rajonit vazhdojnë të mbështesin komunitetet e tyre në luftën kundër KOVID-19.
Në paraqitjen e lajmeve javore të sotme për dhurimin, lexoni gjithçka rreth donacioneve që janë shënuar në disa ditët e fundit.
Ne u bëjmë thirrje organizatave jofitimprurëse nga Serbia të cilat dijnë të mbështesin komunitetet e tyre më së miri në luftën kundër KOVID-19 të regjistrohen me fushatën e tyre të mbledhjes të fondeve në platformën tonë, Donacije.rs. Ne do t'ju ofrojmë mbështetje për t'ju ndihmuar të manaxhoni fushatën tuaj dhe të arrini qëllimet tuaja.
Diaspora i dhuron Klinikës në Tutin një CT skaner dhe aparate me rreze X
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, diaspora në Turqi ka dhuruar mbi 800,000 EUR për klinikën në Tutin. Dhurimi i fundit, i cili përbëhej nga një skaner CT dhe një aparat dijital me rreze X, me vlerë mbi 300,000 EUR.
Të gjithë ne ishim të gatshëm të ndihmonim vendlindjen tonë dhe njerëzit nga qyteti jonë. Ne të gjithë jemi të lumtur dhe të kënaqur që arritëm ta përfundojmë këtë projekt. Kjo do të jetë e dobishme jo vetëm për komunën tonë por edhe për të gjithë rajonin gjithashtu, tha koordinatori i diasporës Sead Ademoviç për RTS.
Fondacioni Novak Gjokoviç dhuroi për spitalin në Smederevo
Duke synuar të sigurojë mbështetje shtesë për trajtimin e pacientëve me kovid, Fondacioni Novak Gjokoviç ka dhuruar pajisje me vlerë mbi 3 milion dinarë për repartin e izolimit të Spitalit të Përgjithshëm "Sveti Luka" në Smederevo.
Reparti u pajis me 14 shtretër spitalor elektrikë, 7 matës të rrjedhës së oksigjenit me hidratues të montuar në mur, një makinë EKG me 12 kanale dhe një barelë me rrota për transportimin e pacientëve.
Një donacion me vlerë 300,000 RSD për spitalin KOVID në Priboj
Es Komerc nga Prijepolje ka dhuruar produkteve ushqimore organike me vlerë 300,000 dinarë për spitalin KOVID në Priboj si mbështetje për stafin mjekësor.
Ne jemi të vetëdijshëm për peshën e situatës dhe presionin nën të cilin jemi të gjithë. Kjo është mënyra jonë për të dhënë mbështetje duke siguruar produktet tona organike për stafin dhe pacientët e spitalit KOVID - tha drejtori i përgjithshëm i Es Komerc Xhenan Jusoviç.
Një donacion nga Fondacioni Forever Friends
Iva Baboviç, kryetare e Fondacionit Forever Friends, së fundi ka shpërndarë kuponë dhuratash për njëqind mjekë të punësuar në "zonën e kuqe" të Klinikës për Sëmundjet Infektive dhe Tropikale në Beograd dhe spitalin KOVID në Batajnica.
Kuponët për blerje në dyqanet e Fashion Company janë e fundit nga shumë aksione humanitare të ndërmarra nga fondacioni për të mbështetur stafin mjekësor dhe sistemin shëndetësor të Serbisë dhe Malit të Zi. Në vitin 2020, ata kanë dhuruar 100,000 euro në Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore dhe 20,000 euro për blerjen e ventilatorëve për Kryqin e Kuq të Malit të Zi.
Ata gjithashtu kohët e fundit kanë shpërndarë pako dhuratash për fëmijët e punonjësve që punojnë në spitalin KOVID në Qendrën Spitalore Universitare Dr. Dragisha Mishoviç, pako kujdesi për foshnjat e porsalindura në Spitalin e Përgjithshëm në Pozharevac, si dhe pajisje spitalore, maska mbrojtëse dhe dhurata në Spitalin e Përgjithshëm në Berane.
Furnizuesi i ushqimit dhuron 100,000 KM për blerjen e vaksinave
Furnizuesi i njohur i ushqimit në Sarajevë Sejo Brajloviç do të dhurojë 100,000 KM për blerjen e vaksinave.
Këto vaksina janë jetike për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo është arsyeja pse vendosa të dhuroj 100,000 KM për blerjen e vaksinave në komunën e Ilixhes. Shpresoj që autoriteti komunal të arrijë të marrë vaksinat përmes niveleve më të larta të qeverisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Çdo komunë ka biznesmenë dhe ndërmarrës të saj të suksesshëm, dhe shpresoj se ata do të ndjekin shembullin tim dhe do të bëjnë të njëjtën gjë në komunitetet e tyre, tha Sejo Brajloviç.
Përveç kësaj, që nga fillimi i pandemisë, furnizuesi i ushqimit ka dhuruar 10,000 KM për Klinikën Ilixhe dhe Administratën e Policisë në Ilixhe.
Nëse dëshironi të mbështetni komunitetin tuaj në luftën kundër koronavirusit, ju kujtojmë se mund ta bëni duke dhuruar online në covid19.donations.rs, ose duke dërguar një sms në numrin 7300.