Dita botërore e refugjatëve shënon më 20 qershor. Për këtë rast, më 14 qershor, një shfaqje e pazakontë e shfaqjes teatrore "Hirushja" u zhvillua në Beograd. Fëmijët refugjatë nga Strehimorja në Kikindë përgatitën dhe luajtën këtë pjesë, tërësisht në gjuhën serbe.
Kjo është shfaqja e dytë e përgatitur nga fëmijët refugjatë. Premiera e "Hirushes" ishte në Maj të këtij viti, në Teatrin Kombëtar të Kikindës, me më shumë se 400 njerëz në audiencë. Aktorët e vegjël e përgatitën këtë pjesë me ndihmën pa kursyer të edukatorëve nga organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve. Shfaqja është bërë si pjesë e programit "Solidariteti" që fshatrat e fëmijëve SOS filluan në 2015.
Si Vesna Mrakoviq-Jokanoviq, drejtoreshë kombëtare e fshatrave të fëmijëve SOS tha: "Kjo është një mënyrë e mirë për të shënuar Ditën Botërore të Refugjatëve, por gjithashtu një menyre per kujtuar se çdo fëmijë ka të drejtë në momente gëzimi dhe fëmijërie të lumtur".
Fshati i Fëmijëve SOS ofrojnë ndihmë në 12 nga 18 strehimore në total. Ato sigurojnë ushqim, produkte higjene, mbështetje psiko-sociale dhe edukative për fëmijët refugjatë dhe familjet e tyre.
Burim: http://www.sos-decijasela.rs